Faktet/ Si Edi Rama sajoi historinë “me rubla” përmes ish zyrtarit të FBI për të sulmuar Lulzim Bashën dhe Berisha në mes!

25 Janar 2023, 15:01 / POLITIKË NGA ALFAPRESS

Faktet/ Si Edi Rama sajoi historinë “me rubla” përmes ish

Dosja e ish zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, arrestuar të shtunën nga autoritetet amerikane, zbardh plotësisht skemën se ai, Edi Rama, pagoi për të sulmuar Lulzim Bashën.

Sipas akt-akuzës, nga shtatori 2017 deri në mars 2018, McGonigal dhe Kryeministri Rama janë takuar 4 herë në Shqipëri dhe në SHBA. Më 5 tetor 2017, sipas akt-padisë, “jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në Nju Jork, McGonigal mori afro 80 mijë dollarë kesh nga “Personi A”, Agron Neza. Po atë vjeshtë ai mori edhe dy pagesa të tjera nga “Personi A” në shumat 80 mijë dollarë dhe 65 mijë dollarë të tjera po në rezidencën e tij në Nju Xhersi.

Më 19 nëntor i pandehuri takohet me “Personin B”, Dorian Duçka), për darkë dhe një ditë më pas më 20 nëntor takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Më 25 nëntor, McGonigal informon Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë, për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobim “për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama”. Sipas akt-padisë, një ditë më herët McGonigal kishte marrë informacion për këtë lobist nga “Personi B”.

Në akt-padinë ndaj McGonigal, përmendet se në dhjetor të vitit 2017 ai është takuar në Uashington me “Personin A” dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe në Nju Jork. I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Më 4 janar 2018, sipas akt-akuzës në gjykatën e Uashingtonit, McGonigal, mori informacion për lobistin amerikan nga “Personi A” dhe të nesërmen ia dërgoi informacionin një agjenti tjetër të zyrës së FBI-së në Nju Jork. Ky agjent i paidentifikuar është ai që e përhapi lajmi në fund-gushtin e vitit që lamë pas.

Më 22 janar ai mori përsëri informacion nga “Personi A” për lobistin dhe ia dërgoi një vartësi. “Personi A”, sipas akuzës e kishte marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë.

Sipas akt-padisë “më 26 shkurt 2018, zyra e FBI-së në Nju Jork hap zyrtarisht hetime të përqëndruar tek lobisti amerikan, me kërkesën dhe nën udhëzimin e zotit McGonigal. Më pas “Personi A” u identifikua si burim konfidencial në mbështetje të hetimit.

Po sipas akt-padisë; “Më pas Personi B ndihmoi në organizimin e një takimi mes zyrës së FBI-së në Nju Jork dhe dëshmitarëve në Evropë, duke paguar mes të tjerash për shpenzime udhëtimi të dëshmitarëve”.

Pasi nuk pati asnjë shkelje ligji për hetime penale, në Mars 2018  revista  amerikane “Mother Jones” publikon lajmin se,  “Lobimet e PD në SHBA janë financuar nga elementë rusë”.

 

Kjo u përdor më pas nga PS për të sulmuar reun e PD-së dhe të opozitës në Shqipëri, Lulzim Bashën. Hetimi në Shqipëri nuk nxori asnjë fakt të shkeljes së ligjit.

Edhe pas largimit nga detyra ish zyrtari i FBI vazhdoj aktivitetin ekonomik, duke vazhduar shërbimin ndaj Edi Ramës. Këto tregojnë se si, Edi Rama, përdori pushtetin kundër Lulzim Bashës.

Këto tregojnë se si Sali Berisha mashtroj demokratët dhe shqiptarët se Lulzim Basha ishte bashkë me Edi Ramën. Këto tregojne se Sali Berisha i shërbeu Edi Ramës në akuzat e iniciuara me të paktën 225 mijë dollarë kesh për të bërë pis dhe sulmuar Lulzim Bashën, me fabulën mashtruese “të rublave”, të investuar me para korrupsioni me burim Shqipërinë dhe ndoshta edhe nga kompanitë ruse për të cilat punonte njëkohësisht, ish-zyrtari i lartë i FBI.

Sali Berisha duhet të ketë sot minimumin e morali dhe të burrërisë që të distancohet nga kjo skemë e parecedentë. Si hap të parë nëse nuk është përfshirë me vetëdije në planin e Ramës, ai duhet ti kërkoj falje Lulzim Bashës dhe demokratëve për shërbimin, me dashje a jo, që i bëri Edi Ramës.