“Falimenti i Berishës nxori Bashën”, Ngjela: Nëse rikthehet në parti, PD do të ndërtohet nga e para

25 Maj 2023, 16:11 / POLITIKË ALFA PRESS

“Falimenti i Berishës nxori Bashën”, Ngjela: Nëse

Avokati Spartak Ngjela foli në lidhje me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së, pasi ky i fundit zhvilloi një takim ditën e djeshme me të rinjtë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se dalja e tij  ishte vetëm një rast dhe nëse do dalë disa herë konceptohet se ai vërtetë do të rikthehet.

Sipas tij, Basha kthehet sepse ia kërkuar politika që ka përkrahur, referuar këtu amerikanëve.

Më tej Ngjela nënvizoi se Basha u largua sepse pranoi politikën amerikane se nuk mund të kishte në grupin parlamentar të PD-së, njerëz të shpallur ‘non grata’ në SHBA.

“Nëse do kthehet, do kthehet te PD ligjore, pra te ajo e Bardhit. Problemi qëndron këtu, dalja e tij dje është vetëm një rast. Nëse kemi dy raste ose më shumë konceptohet se ai do të kthehet në politikë. Basha u largua sepse pranoi politikën amerikane se ‘non grata’ nuk mund të jetë anëtari i Grupit Parlamentar të PD-së. PD nuk ka ende kryetar partie. Saliu s’ka parti ka tur popullor. Nëse do kthehet, kthehet sepse ia ka kërkuar politika që e ka përkrahur.  Nëse nuk është vetëm një rast i daljes së Basha, e sigurt që ky i fundit do të kandidojë për kryetar i PD në Kongresin e ardhshëm që do të zhvillohet. Nëse rikthehet Basha, PD do të ndërtohet nga e para. Falimenti i Berishës nxori Bashën.”- tha ai.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128