“Çfarë kemi bërë ne që na rritet rroga brenda ditës”/ Sula: Rrogën time shtesë do t’a marrë Shoqata e Jetimeve në Peqin

25 Maj 2023, 11:51 / POLITIKË ALFA PRESS

“Çfarë kemi bërë ne që na rritet rroga brenda

Deputeti i PD Dashnor Sula tha se shtesa e rrogës së tij, do të shkojë për shoqatën e jetimëve në Peqin.

Ai foli me tone të ashpra në Kuvend, kur tha se rritja e pagës për deputetët dhe ministrat është tejet e lartë dhe e pajustifikueshme.

Më vjen turp që jam pjesë e këtij parlamenti që përdoret nga mazhoranca. Dolën këtu dhe folën, bënë propagandë dhe atakuan opozitën, dhe nuk u kujtuan të thonë një fjalë për rritjen e rrogave. Nuk jam kundër rritjes së pagave, por kundër rritjes në këto shifra kaq të mëdha.

Do flas me lekë të vjetra… Mësuesit e keni rritur 27 mijë lekë, e njëjta gjë dhe për infermierët, për të mos fol për rritjen e pensioneve.

E doni më thjeshtë? Mësuesi bën 22 ditë punë, ia keni rritur 1200 lekë në ditë. E doni me thjeshte? Mësuese punon 8 orë në ditë, ia keni rritur 153 lekë të vjetra në orë.

Po ndalem tani të pozicionet e larta në administratë. Dua të flas vetëm për deputetët dhe ministrat. Ka këtu në parlament deputetë që i shtojnë vlerën këtij institucioni, ka deputetë që janë shtetarë të vërtetë, majtas dhe djathtas dhe që të jem i sinqertë e meritojnë edhe me shumë se 3.1 milionë sa ç’po ua bëni sot.

Ka të tjerë që e bëjnë të turpshëm këtë institucion. Siç e ka treguar koha, në mëngjes kane ngritur dorën për të votuar ligje, darka i ka zënë në qelitë e burgut. Ka nga ata qe mbajnë familjen me këtë rroge, sikundër ka edhe nga ata qe t’i pyesësh sot këtu, nuk e dine sa e kane rrogën e deputetit.

Po çfarë kemi bere ne, majtas e djathtas, qe brenda ditës te na rritet rroga me 1.6 milionë leke? Po flas vetëm për rrogën, se po te fus këtu edhe dieta, karburant e telefona qe marrim, e kalon 2 milionë kjo rritje.

E kemi bere këtë vend te jetueshëm? Jo, qindra po ikin për dite. E kemi luftuat korrupsionin? Jo, ne çdo raport vetëm nxijmë. A kemi votuar për t’i dhënë dinjitet mësuesve, mjekeve, infermiereve, pensionisteve? Jo, po u japim lëmoshë çdo vit.

Nga një karamele u japim dhe ua zëmë ne goje sa here na jepet mundësia. A kemi ditur ne te bëjmë njëherë zgjedhje te lira e te ndershme, te paktën me standardet e Kosovës te krahasoheshim? Jo. Dhe çfarë bëjmë? 10 dite pas zgjedhjeve mbyllemi ne një salle dhe dyfishojmë rrogat tona. Turp me te madh ne aspektin personal nuk ka. Qe te jem i qarte. Unë mendoj se 1.2 milionë qe merr sot çdo deputet nuk është e mjaftueshme. Secili prej nesh nëse do linte sot mandatin dhe do punonte ne profesion do merrte me shume. Por te rrisim rrogën tone me 1.6 milionë leke brenda ditës, kjo na bën qe ne sytë e njerëzve te jemi nder me te urryerit. Po flas këtu për ata deputete qe pas seancës se sotme ne fundjave shkojnë neper zona, jo ata qe nuk e dine ku e kane zonën. Nëse qëllimi juaj është qe deputetin ta shajnë lart e poshtë, ne rruge, ne takime, ne televizione e ne rrjetet sociale, bravo u qofte. Shtesa e pagës time, do shkojë për shoqatën e jetimeve në Peqin”, tha Sula.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128