Fatos Tarifa flet për librin e jetës: Amerikanët e panë shumë shpejt që Berisha nuk ishte personi i duhur

25 Maj 2023, 20:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Fatos Tarifa flet për librin e jetës: Amerikanët e panë

Sot në emisionin “Me Xhaxhiun” ka qenë i ftuar diplomati Fatos Tarifa për të folur për librin “Afrimi i Madh”, ose libri i jetës pasi i janë dashur 17 vite ta punonte, ripërpunonte dhe më pas ta publikonte pak kohë më parë.

Në libër flet mbi punën e tij si diplomat në Uashington dhe se si Amerika u zotua të mbështeste tranzicionin në Shqipëri.

Pjesë nga intervista

Xhaxhiu: 2001-2005 duket se shënoi një afrim të ri më SHBA, që ju e keni quajtur “Afrimi i Madh”.

Tarifa: Titulli i librit më ka ardhur ndërmend që në fillim, cfarë ndodhi në atë 4 vite e ca që shërbeva në Uashington.

Koha e artë e marrëdhënieve tona. Edhe pse Amerika ishte mbështetës i ndryshimeve demokratike pas viteve 91, shkëmbimi i ambasadave, një periudhe që Amerika do e mbështeste tranzicionin në Shqipëri dhe kështu ndodhi. Aso kohe presidenti Sali Berisha u ftua dy herë në Shtëpinë e Bardhë, ironikisht sot është një person non grata. Asnjë president apo kryeministër nuk ka hyrë zyrtarisht në SHBA me përjashtim të Fatos Nanos. Ishte politika amerikane atëherë që të përkrahnin cdo përpjekje për ndryshim demokratik në botë. Po shumë shpejt e panë që Berisha nuk ishte personi i duhur.

Ai që pati marrëdhënie më të ngushtë në krye të qeverisë shqiptare me SHBA ishte Fatos Nano. Për herë të parë u nënshkruan disa marrëveshje, si ajo e qiejve të hapur, hapja e programit të bankës import-eksportit, nënshkrimi i kartës së Adriatikut në Tiranë, dhe dy vizita shumë të mëdha brenda 40 ditëve, puna e ambasadorëve amerikanë në Tiranë, puna e ambasadës sonë atje që u shtua në personale, i kontribuan forcimin të marrëdhenies me SHBA.

 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128