Flakadanët dhe zjarri në Kuvend, punonjësit e BKH-së këqyrin nga afër sallën e seancave plenare
Seanca e sotme parlamentare, është kthyer sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e opozitës, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.
Por ndryshe nga seancat e tjera, një prej flakadanëve shpërtheu në tryezën e deputetëve, duke bërë që mikrofonat dhe disa sende të tjera të përfshiheshin nga flakët.
Në përfundim të seancës, pasi deputetët e maxhorancës dhe opozitës u larguan nga Parlamenti, aty mbërritën punonjësit e BKH-së që nisën të kqyrnin nga afër vendin e ngjarjes.
Lajmin e konfirmoi për Balkanëeb gazetari Osman Stafa, i cili tha se “Specialistë të BKH-së kanë mbërritur në sallën e seancave plenare për të këqyrur nga afër këtë sallë pasi pati flakadanë dhe zjarr në seancën e sotme. Ashtu si edhe në një seancë të mëhershme, specialistët e BKH-së jane në Kuvend, pasi për ta konsiderohet një vend ngjarje”.
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128