
Gazetari zbërthen skemën: Ja lidhja e Veliajt me kërkesën e Kushtetueses kundër veting-ut në SPAK

Më 27 mars në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet një seancë ku do të shqyrtohet një kërkesë për rrëzimin e vetingut brenda SPAK-ut.
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin "Kafe Shqeto" me Flavio Qarrin, ka zbërthyer skemën, ku del dhe lidhja e kryebashkiakut Erion Veliaj në kërkesën në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e vetingut brenda SPAK-ut.
“Nesër në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet një kërkesë nga gjyqtari Gert Hoxha. Mediat e inceneratorëve kanë nxjerrë një foto të Gert Hoxhës me Erion Veliajn.
Gjykatësi Gert Hoxha ka bërë kërkesë që të shfuqizohet vetingu brenda në SPAK. Në SPAK ka një strukturë ligjore të ngritur nga reforma në drejtësi e Noc Rrokut, pra emërohet 'X', kalon një veting dhe do të kalojë në skaner të dytë që është në SPAK.
Aty i kanë thënë ti nuk plotëson kritere morale për të qenë pjesë e kësaj strukture. Fotoja është fundi. Lidhjet janë më të forta. Kemi Florian Pustinën, kunatin e Gert Hoxhës, krahu i djathtë i Mërtirit, që ka udhëtuar në Zimbabve.
Florian Pustina është mik me Veliajn. Pustina është njeriu i inceneratorëve, e kemi te 'Byla' me Xoxën, dhe kunati i tij ka çuar kërkesë në gjykatë për të rrëzuar vetingun brenda SPAK-ut. E gjithë skema është e qartë, fakti që nuk kaloi në filtrin e SPAK-ut, çoi kërkesë për të rrëzuar vetingun brenda SPAK-ut.
E gjithë kjo histori bëhet nga një grup i caktuar për të goditur vetingun e SPAK-ut me një qëllim përmes KLP-së dhe KLGJ-së përdorin çdo segment që të kapin SPAK-un.
Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të ngelet në nivelin e profesionalizmit, të tregojë se nuk është pjesë e kepërdorur”, ka deklaruar Fundo.

Edi Rama, një Caligula me smartphone në dorë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128