
Detaje/ Sherr mes shqiptarësh në Greqi, plago*et 17-vjeçari

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmjen në zonën e Vardas të Ilias në Greqi, ku një shtetas shqiptar 17-vjeçar është sulmuar me thikë nga një 21-vjeçar shqiptar.
Siç raporton patrisnews.com, pas ngjarjes, 17-vjeçari u dërgua në Infermierinë e Pirgos ku iu nënshtrua një operacioni të gjatë, i cili përfundoi me sukses.
Gjendja shëndetësore e të plagosurit pas operacionit është stabile dhe duket se i riu nuk është më në rrezik për jetën.
Lidhur me shkaqet e ngjarjes, viktima 17-vjeçare dhe i dyshuari 21-vjeçar janë takuar për të zgjidhur një çështje personale lidhur me mosmarrëveshjet financiare.
Gjatë takimit është “ndezur” gjaku dhe 21-vjeçari ka nxjerrë thikën që kishte në posedim, duke e goditur në pjesë të barkut 17-vjeçarin.
21-vjeçari është arrestuar menjëherë nga zyrtarët e Policisë së Vuprasisë.

Sondazhet dhe e vërteta!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128