Policia sekuestron armë zjarri dhe municion brenda një banese, ja kujt i përkisnin

29 Mars 2025, 13:21 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia sekuestron armë zjarri dhe municion brenda një banese, ja kujt

Policia e Shkodrës ka sekuestruar dy armë zjarri të tipit pushkë dhe municion luftarak gjatë një kontrolli në një banesë në fshatin Dajç, e cila ishte në përdorim nga një i arrestuar për vepra penale të mëparshme.

Zbulimi u bë në vijim të hetimeve ndaj M. T. dhe D. S., të cilët u arrestuan më 26 mars 2025 për prodhim dhe shitje narkotikësh, vjedhje dhe mosbindje ndaj urdhrit të policisë.

Sipas policisë, hetimet zbuluan se M. T. kishte në përdorim një banesë tjetër, pronë e shtetasit G. V., i cili ndodhet në Itali. Gjatë kontrollit në këtë banesë, u gjetën dhe u sekuestruan armët dhe municioni, të cilat dyshohet se mbaheshin nga M. T.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës për ndjekjen e mëtejshme të çështjes, me akuzën “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.”

 

Po ndodh...