Gjekmarkaj takim me ambasadorin gjerman, në fokus zhvillimet në PD dhe ‘lokalet’

11 Tetor 2022, 13:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjekmarkaj takim me ambasadorin gjerman, në fokus zhvillimet në PD dhe

Ditën e sotme, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Republikës Federale Gjermane, Peter Zingraf. Gjekmarkaj shprehet se në fokus të këtij takimi ishin zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike si edhe ‘lokalet’.

Gjithashtu ai shprehet se e ka informuar Zingraf për iniciativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar, Gazmend Bardhin që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.

Postimi i plotë

Takim i përzemërt me Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane,z.Peter Zingraf.

Një bisedë realiste mbi çështjet akute të integrimit europian të shqiptarve,një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme,dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike,mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z.Zingraf për insiativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale.

Dalja me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla,është detyrim mbi çdo gjë tjetër.

Gjekmarkaj takim me ambasadorin gjerman, në fokus zhvillimet në PD dhe Gjekmarkaj takim me ambasadorin gjerman, në fokus zhvillimet në PD dhe

 

 

Po ndodh...

ide