Habit ish- Ministri, krahason Berishën dhe Bashën pas goditjes

Ylli Manjani, ish ministri i Drejtësisë, shkruan se PD-së i duhen pikërisht burra si Berisha që përplasen dhunshëm, jo njerëz si Lulzim Basha. Ish ministri shkruan në rrjetet sociale se Lideri përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët
“Lideri përplaset edhe dhunshëm po qe nevoja. Mashtruesi nuk përplaset, por llakos flokët. Ky është dallimi i madh. Krahasoni Berishën me Bashën dhe do mësoni dallimin ndërmjet leader-it dhe mashtruesit. Është leksion i demonstruar në jetën reale ky. Zaten të lësh demokratët në mes të katër rrugëve dhe, vendin pa opozitë dhe ta quash sukses duhet të jesh mashtrues i lindur. Karakter i squllët dhe i pashpresë.
Ata, që ende na hapin barkun për llogari të mashtruesit, duhet të kuptojnë se janë të pashpresë. Janë thjesht të mbaruar. Jo ta kenë mirë me Ambasadën e Propagandës, por edhe me vetë propagandën. Janë të mbaruar! Dhe mbarimi i tyre nuk ka asnjë lidhje me çfarë ndodh me Partinë Demokratike, që po përpiqet të organizojë opozitarizmin. Fati i tyre politik është i vendosur! Ata nuk kanë më asnjë lidhje me demokratët, me apo pa Berishën në krye. T'u bëjnë mirë privilegjet që marrin duke luajtur këtë teatrin e shëmtuar. Por kaq e kanë mandatën”, shkruan Manjani.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



