Hyn në fuqi orari/ Ja fashat kur punonjësit e administratës janë të detyruar të shkojnë në punë! Rregulla të reja edhe për pushimet vjetore

1 Gusht 2024, 10:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Hyn në fuqi orari/ Ja fashat kur punonjësit e administratës

Të gjithë punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të garantojnë një balancë më të mirë mes jetës private dhe punës.

Qeveria ka miratuar futjen në fuqi të orarit fleksibël në punë, por me një fashë orari të detyruar nga ora 09:30-15:30 nga e hëna në të enjte dhe 09:30-13:00 të premten.

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se punonjësit e administratës mund të vijnë me herët në punë ose edhe më vonë.

Miratimin e rregullave për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit, orët shtesë dhe kompensimin e tyre në institucionet e administratës shtetërore, institucionet e pavarura dhe institucionet e pushtetit vendor.

Parashikohet për herë të parë konceptimi në legjislacion konceptimi i orëve fleksibël të punës për të garantuar një balancë më të mirë mes punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve.

Në bazë të këtij vendimi parashikohet që ndërkohë që kohëzgjatja ditore e punës mbetet e njëjta, pra nga e hëna në të enjte 8 orë e 30 minuta, ndërsa ditën e premte 6 orë. Punonjësit mund të zgjedhin ta nisin ditën e punës me herët dhe ta përfundojnë më vonë ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojë më vonë, duke garantuar që të gjithë punonjësit janë prezent në zyrat e tyre në një fashë orare nga 09:30-15:30 nga e hëna në të enjten dhe nga ora 09:30-13:00 ditën e premte”, tha ministrja.