I liroi karrigen e deputetes, Zegjine Çaushi falënderon Maldritën: Koha do e tregojë çfarë do bëj në parlament! Gazo je i dështuar

5 Korrik 2025, 14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

I liroi karrigen e deputetes, Zegjine Çaushi falënderon

Zegjine Çaushi ka reaguar pas vendimit të kandidates së PS-së, Maldrita Bardho për t’i pasuar mandatin e deputetes koleges së saj, pas rezultatit të marrë nga rinumërimi i votave në qarkun e Fierit.

Çaushi e humbi mandatin e deputetes me 10 vota më pak se Maldrita Bardho, por kjo e fundit e refuzoi duke thënë se vendin në Kuvend e meriton Zegjineja pasi ka luftuar më shumë për skuadrën e Partisë Socialiste.

Tashmë deputetja e ardhshme është shprehur se ka më tepër përgjegjësi mbi mandatin e saj, por as në këtë reagim nuk ka lënë pa ironizuar kundërshtarin e saj politik, Gazment Bardhi, të cilin e ka cilësuar si të dështuar dhe se partia e tij nuk po e heq dot qafe.

Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë.

Unë jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane me të një njëjtën dëshirë e vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Jam anatemuar në banaqet e studiove televizive dhe politikanëve që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre por kjo nuk më tremb. Se kush jam e çfarë do bëj në parlament, këtë do e tregojë koha.

Maldrita, të falënderoj edhe njëherë shoqe, je fisnike, model për mua. Gazo, je politikani më i dështuar, iu ke ngelur ne derë e s’spo dinë të të heqin qafe”, shprehet Zegjineja.

 

Po ndodh...

ide