Atentati me 3 viktima, ministri i Brendshëm: Të gjitha forcat e policisë shkuan në Shkodër për të arrestuar autorët!
31 Tetor 2024, 10:19 / AKTUALITET

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin.
Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.
“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.
Po ndodh...
Rruga në të cilën po ecën PD me Berishën, të çon në arkën e drurit!
Nga Fitim Zekthi
ide
A ka Shqipëria një politikë të Jashtme?
Nga Ditmir Bushati
Republika e Hajdutëve!
Nga Gjergji Nika
Shqipëria, kjo anije e ngecur në zejen e vjedhjes!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
