
Sulmi ndaj gazetarëve në protestën e PD/ Berisha: Çdo politikan duhet të ketë kujdes


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur lidhur me përplasjet verbale mes disa përfaqësuesve të kësaj force politike dhe gazetarëve.
I pyetur nga mediat pas paraqitjes në SPAK, ai theksoi se çdo politikan duhet të tregojë kujdes të shtuar në marrëdhënien me median, duke e konsideruar respektin ndaj gazetarëve si një parim të rëndësishëm në jetën publike.
Sipas Berishës, ndonëse në momente tensioni, si protestat, mund të ketë episode të papëlqyeshme, marrëdhëniet mes PD dhe mediave kanë qenë përgjithësisht më të qeta në krahasim me forcat e tjera politike.
Sali Berisha: Personalisht, kam falënderuar me sinqeritet gazetarët për kontributin që kanë dhënë në denoncimin e farsës elektorale. Ata kanë qenë kontribues i çmuar, ato kronika të tyre kanë qenë të çmuara. Të sugjeroj të lexosh raportet e OSBE çfarë thonë për mediat në Shqipëri. Ato thonë se mediat u sollën si diktaturë. S’e kam për gazetarët e kronikës, unë i përjashtoj gazetarët e kronikës, ka prej tyre që kanë rrezikuar veten në raportimet që kanë bërë. E thotë raporti si asnjë tjetër. Unë nuk e kam të gjithë episodin parasysh, por ju në këtë anë keni bërë pyetje dhe keni marrë përgjigje për çdo pyetje. Çdo politikan duhet të ketë kujdes të veçantë në marrëdhëniet me gazetarët. Por besoj se gazetari s’duhet të marrë porosi dhe të zbatojë porosi ku nuk është vendi se mund të shkaktojë gjaknxehtësi. Por marrëdhëniet me PD ju i keni pasur normale.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128