Sulmi në Ankara, reagon kreu i PD Lulzim Basha: Dënoj ashpërsisht sulmin terrorist, jemi pranë popullit dhe qeverisë turke

1 Tetor 2023, 14:31 / POLITIKË ALFA PRESS

Sulmi në Ankara, reagon kreu i PD Lulzim Basha: Dënoj ashpërsisht

Kreu i PD Lulzim Basha, ka shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave pas sulmit të sotëm pranë parlamentit në Ankara, ku u plagosën dy policë dhe u vranë dy sulmuesit

Postimi i Bashës:

Në emrin tim dhe të PD dënoj ashpërsisht sulmin terrorist në Ankara. Jemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente dhe mbeshtesim luftë e saj kundër terrorizmit që është një kërcënim për mbarë botën. Uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur nga sulmet e sotme.

 

Po ndodh...

ide