Ibsen Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë!

7 Janar 2025, 18:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Ibsen Elezi: I turpshëm sulmi Berisha-Meta ndaj Drejtësisë!

Situata më e fundit e politikës në dyert e SPAK-ut, të dy kryetarëve të forcave politike Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, ishte tema e diskutimeve në panelin e emisionit ‘Studio Live” të Report TV, të gazetarit Arbër Hitaj.

Të ftuar kanë qenë Faik Basha, anëtar kryesie i Partisë së Lirisë, gazetari Anri Bala dhe në lidhje Skype ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi.

Ish-kreu i PD Kukës, Ibsen Elezi nuk kurseu akuzat ndaj Metës dhe Berishës, duke i bërë shkaktarë të situatës ku ndodhet vendi, por i konsideroi edhe si “patericat më të mëdha të Ramës” sot, në luftën kundër SPAK.

“Elementët teknik të loodhin, ne duhet të flasim për makroargumente. Unë e shoh në qëndrimin e politikanit dhe kam qenë kundër tij që në 2009 për bashkëpunim me PD.

Ju e dini historinë e famshme të videos së Metës, edhe të 2013 me shihni gomat e makinës për të siguruar vota e sjellë Ramën në pushtet.

Bashkëpunim i turpshëm me Ramën më 2013 me 1 mln shuplaka, ku 200 mijë vota ishin të vjedhura. Figura e Metës është me 100 zigzage, si akuzat ndaj Berishës për Zenin, apo me kod mafioz me Berishën, prishja me Ramën, pastaj diskreditimi si president me thirrje për protesta për të mbrojtur Kushtetutën, ose pastrimi i partisë LSI-së nga disa figura, e kuptoni se çfarë figure është ai?!

Unë çuditem se si disa njerëz dalin dhe e mbrojnë. Bleu votat e PD në 2013 për Ramën”, tha ai.

 

Po ndodh...