
VIDEO/ Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit

Anëtarët e Partisë së Lirisë imitojnë aletatët e tyre të PD-së, duke kënduar dhe kërcyer për festat e fundvitit, duke i thurur lavde kryetarit të tyre që ndodhet në paraburgim prej 21 Tetorit.
Ata kanë kërcyer e vallëzuar nën ritmet e këngëve popullore shqiptare, duke shijuar festën e fundvitit, teksa shpërndan pamje-video në rrjetet sociale.
Në një prej momenteve, ata i këndojnë Metës dhe figurës së tij, duke kërcyer në grup, ashtu edhe si deputetët e PD bënë me “Vallen e Rrugovës”.
Meta ndodhet i paraburgosur si i dyshuar se ka kryer veprat penale “korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim dhe fshehje pasurie”.
Në pamjet e publikuara nga zv.kryetarja e partisë, Erisa Xhixho, nuk duket Monika Kryemadhi, e cila nuk dihet nëse ka qenë apo jo pjesë e festës. Edhe deputetja është nën hetim dhe GJKKO vendosi masën detyrim për t’u paraqitur. Në video shfaqet edhe Tedi Blushi duke kërcyer.
Kurse në një tjetër video të Elised Braimllarit, anëtarët e PL shfaqen me maksimumin e adrenalinës, duke i kënduar këngë kryetarit.
Hetimet ndaj Metës nisën në vitin 2019 në lidhje me aferën e njohur si ÇEZ-DIA, që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë dhe mbledhjen e borxheve të mbetura. Tre vjet më vonë është hapur një tjetër rast, pas një kallëzimi për pagesa në vlerë të mijëra eurove të padeklaruara nga partia e drejtuar nga Meta, për lobim në Shtetet e Bashkuara./
-
E rëndë në SHBA/ Treni përplas zjarrfikësen, 15 persona të plagosur
29 Dhjetor, 17:34 -
-
E rëndë në SHBA/ Treni përplas zjarrfikësen, 15 persona të plagosur
29 Dhjetor, 17:34 -

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128