
Intervista/ Fitim Zekthi: PD përfaqësohet nga Alibeaj, foltorja nuk do të jetë kurrë PD-ja

Politologu, Fitim Zekthi ka folur rreth situatës aktuale të PD-së, ku ka përshëndetur vendimin e KAS për pranimin e PD në zgjedhje. Ai foli dhe për ftesën e vazhdueshme që Alibeaj ka bërë për kandidatët e foltorres. Ai foli dhe për lëvizjen e foltores, për të cilën tha se nuk do jetë kurrë PD-ja.
Intervista e plotë
Çfarë efekti politik krijon ky vendim dhe si m und të ndikojë tek elektorati duke qenë Alibeaj kryetar?
Vendimi për regjistrimin e PD-së në zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës do të bëjë të mundur, që në këto zgjedhje të ketë një forcë politike që qartësisht ruan linjat e orientimit të saj politik të themeluara në vitin 1991.
Po ashtu dhe qasjen properëndimore, mbrotjen e vlerave të të djathtës, respektin për rezistëncën në burgjet dhe kampet komuniste, ndarjen me ata që bashkëpunuan në këto krime dhe qëndrimin përballë një sistemi politik të kalbëzuar dhe të drejtuar nga politikanët që kanë qeverisur vendin për 32 vite.
Me fjalë të tjera në zgjedhje do të jetë Partia Demokratike, në zgjedhje do të jetë ajo forcë që do të ju mundësojë demokratëve të mos shkojnë në forca politike të tjera apo të mos degdisen qëllimisht në forca politike të majta apo problematike.
Do të jetë një garë e vështirë, shumë e vështirë. Sistemi politik i drejtuar nga trashëgimia politike Ramiziste dhe nga struktura ekonomike, të medias dhe të entiteteve të tjera jo politike do të jetë i tëri bashkë sespe ai sistem po lufton pë mbijetesë.
Luftën e tij ai e bën duke shkelur dhe shkatërruar jo vetëm parimet politike të një demokracie, por edhe mundësinë e ekzsistencës së një alternative ndaj qeverisë që është vetëm PD-ja. Qenia e z Alibeaj si kryetar i kësaj force politike, i PD-së, është një gjë normale.
Alibeaj është një politikan që nuk ka asnjë akuzë për korrupsion, vjen nga një traditë krejt antikomuniste, nuk është pjesë e trashëgimisë politike ramiziste dhe nuk ka qënë ndonjëherë drejtues i sistemit politik në këto 32 vite.
Pavarësisht se është drejtues i komanduar dhe jo i zgjedhur nga anëtarësia ai përfaqësoin shumë mirë të gjithë vokacionin e PD-së, vokacion që është tradhëtuar në mënyrë të pamendueshme nga shumëkush dhe sidomos nga lëvizja e Foltores.
Si e komentoni thirrjen e vazhdueshme të Alibeajt që kandidatët e primareve të futen më siglën e PD-së?
Është një thirrje e drejtë. Në PD u zhvillua një luftë e pamoralshme, e egër, e shëmtuar gjatë një viti e gjysëm. Iniciuesit dhe bartësit e flakëve të luftës përfshinë në këtë luftë njerëz, demokratë që kishin vite në atë parti, që kishin kontribuar në mënyrën e tyre në atë parti sespe lufta e tyre nuk mund të bëhej pa përfshirë shumë demokartë, mijëra demokratë.
Ky konflikt, kjo luftë politikisht ka mbaruar sepse ka një ndarje mbi parimet bazë të demokracisë ndhe të të djathtës që është e papajtueshme. Kjo luftë ka mbaruar edhe juridikisht sepse vendimi i Gjykatës së Apelit e ka mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje, e ka vendosur përjetësisht.
Lëvizja e Foltores nuk do të jetë kurrë PD-ja, drejtuesi i Foltores nuk do të jetë kurrë në jetë të jetëve kryetar i PD-së.
Kësisoj kushdo që në këtë konlifkt mori një anë, të cilën e pa më të drejtë në momentin që e mori tashmë nuk ka arsye të mos jetë në PD. Në këtë kuptim është detyrë e z.Alibeaj ti ftojë, ti thërrasë. Madje ardhja e tyre duhet parë me respekt e shtyrë nga dashuria.
Në një parabolë të famshme të teksteve të shenjta kur kthehet në shtëpi një djalë i larguar vetë familja ther kaun më të shëndetshëm nga gëzimi, feston. Pra jo vetëm nuk i mbajti inat por u gëzua.
Kështu duhet të jetë, kështu eshte tërë jeta dhe padshyshim kështu duhet të jetë edhe politika, politika e mire jo ajo banalja, jo ajo epshorja, jo ajo e pangopshmja. Në një kohë apo në një tjetër kur emeocionet dhe dhimbjet e luftës të jenë shuar të gjithë do të jenë sërish bashkë në qoftë se kanë qenë bashkë dikur mbi parime të të djathtës. Kësisoj është mirë që të jenë që tani.
A ka përgjegjësi Celibashi për vendimin që mori dhe a mund ta merret edhe vetë këtë që mori KAS?
Kryekomsioneri Celibashi mori një vendim të palogjikshëm, të çartur, në kufijtë e të marrisë së plotë. Zgjedhjet janë të njerzëve, janë e drejtë fondamentale e tyre për të zgjedhur qeverisjen e cila është një instrument i njerëzve.
Nuk ka, nuk ekziston administratë zgjedhjore, zyrtar zgjedhor që mund të pengojë këtë të të drejtë fondamentale me arsyetime qesharake se duhet firma në një deklarim përbetimi e ish kryetarit të larguar, që ka dhënë demokratikisht në një akt të lartë përgjegjësie dorëheqjen, vetëm sepse burokratikisht emri i tij gjendet ende si kryetar në gjykatë. Një lexim kaq literal i tekstit të ligjit bëhet vetëm nga fondamentalistët.
Mendjet totalitare si ato të bolshevikëve, si ato të nazistëve, si ato të ndjekësve të ISIS-it që përdorin flamurin mysliman, si ato të ekstremistëve që përdorin flamur të krishtërë që bënë kryqëzatata në mesjetë e kanë lexuar ligjin dhe tekstin vetëm në mënyrë literale.
Ky lloj leximi nuk lejon që mendja të punojë, ky lloj leximi e vendos mendjen në funksion të partisë, në funksion të orgnizatës apo ideologjisë që nuk i lejon ndjekësit të kenë lexime sipas vullnetit të tyre të lirë dhe sipas dijes së tyre mbeshteteur padyshim ne dijen e akumuluar nga shoqeroire me shekuj. Bota, mendimtarët, filozofët, teologët, juristët etj kanë përdorur në jetë të jetëve lexime më të gjera, më të thella dhe si pasojë e leximeve të tilla është prodhuar dije dhe paqe, është prodhuar traditë dhe pasuri shpirtërore dhe intelektuale, jane prodhuar qeverisje dhe institucione qe kane sjelle rregull, kulture dhe drejtesi ne shekuj.
Këto lexime marrin në konsideratë qëllimet e ligjit, qëllimet e autorëve të ligjit, nevojat e njerëzve, parimet themelore të të drejtës dhe mbrojtjes së dinjitetit të njeriut etj. Celibashi u soll më rëndë se sa një ushtar ekstremist i rinisë bolshevike.
Edhe drejtueist e Foltores të cilëve Celibashi u shërbeu, nuk do ta bënin dot atë që bëri Celibashi (po të ishin në vend të tij), sepse është me të vërtetë turp dhe e rëndë intelektualisht të interpretosh ashtu kodin zgjedhor, ligjin që duhet të garantojë të drejtën e çdo shqiptari për të votuar dhe për ta bërë votën e tij të numërohet siç ai vetë ka votuar. Pra përgjegjësia institucionale është e pazakontë.
Kujt i shkon më shumë për shtat ky vendim, Alibeajt apo Berishës dhe kauzës së tij?
Vendimi i Celibashit ishte tërësisht në shërbim të drejtëpërdrejtë të Berishës dhe tërthorazi të Ramës i cili ka interes të panmdalshëm që opozita të jetë e përçarë por edhe që Berisha si një lider totalisht i izoluar ndërkombëtarisht dhe totalisht i konsumuar në 32 vite politikë të ketë peshë në opozitë.
Ishte në shërbim të Berishës sepse dhënia e vendimit të Gjykatës së Apelit që vulosi siç thamë përjetësisht fatin e drejtimit të PD-së nga vijimësia statutore dhe linja e ndjekur nga Basha dhe më pas nga Alibeaj dhe jo nga Foltorja shkaktoi një shok tek lëvizja e Foltores.
Kjo lëvizje duke u përballur me rënien e trukut më shumë se një vjeçar për gjoja ringritje dhe rithemelim të PD-së nëpërmjet akteve të legjitimuara në mënyrë absurde nga vendimi Zhukri, veproi shpejt për të krijuar idenë se vendimi i Apelit nuk ndryshonte gjë, se PD-ja e drejtuar nga Alibeaj nuk do të regjistroihej, se Berisha do të ishte drejtuesi i PD-së edhe pas vendimt.
Kjo u bë me deklrata të ashpra, triumfaliste dhe mbeldhje të panmdalshme të Berishës dhe me ndërhyrjet e Celibashit deri tek vendimi Celibashit.
Kjo shkaktoi një hutim në bazë dhe në opinion publik, kjo bëri që shumë kandidatë të primareve që mund të shkonin tek PD nuk shkonin dot sepse PD “nuk po regjistrohej” etj.
Shkurt Celibashi i dha kohë të shtrenjtë Foltores, kohë që në afat të gjatë do të ketë fare pak efekt. Vendimi i KAS-it thjesht riktheu legjitimitetin dhe padyshim që i shërben PD-së dhe paarqitjes së saj në garë. Gjerat që janë kundër logjikës dhe kundër kohës nuk fitojnë kurrë. Kjo po ndodh dhe do të ndodhë edhe me lëvizjen e Foltores.
PD-ja është ende aty, është gjallë, mud të jetë shpresa për një opozitë si alkternativë ndaj qeverisë Rama.
ide


Edhe populizmin e fusim në krizë!

Pakti mes politikës dhe drejtësisë është prishur!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128