Ja rezultati i zgjedhjeve në 21 qendra votimi në Vorë

Kan dalë tashmë rezultatet paraprake nga 21 qendra votimi në qytetin e Vorës, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1902 vota ose 62%, ndërsa PD vetëm 1164 ose 38%
Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati përfundimtar zyrtar nuk do të publikohet deri ditën e nesërme, pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike për shtyrjen e shpalljes së rezultatit.
KQZ pranoi kërkesën e demokratëve, vendim i cili u cilësua si arbitrar nga Partia Socialiste.
Ndërkohë, simpatizantët e PS-së në qytet kanë nisur festimet në mënyrë spontane, duke hedhur fishekzjarrë në ajër. Megjithëse zyrtarisht asgjë nuk është shpallur ende, ata deklaruan për Euroneës Albania se “nuk e dinin rezultatin, por ndjenin fitoren”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



