Kërcënimi/ Metaj: Duam ndryshimin më 14 maj me çdo çmim, Rama i vetmi i interesuar për prishjen e procesit

24 Janar 2023, 12:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Kërcënimi/  Metaj: Duam ndryshimin më 14 maj me çdo

Opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’. Në një dalje për mediat Metaj tha se i vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama.

Fjala e Metajt

Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë.  Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur.

Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt.

I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim.

Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt” tha Metaj.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128