
Komuniteti Politik Evropian në Tiranë, Rama: Rezultati i zgjedhjeve, i ngjashëm me Brexit-in, por me role të përmbysura

Kryeministri Edi Rama po mban fjalimin në samitin e Komunitetit Politik Europian. Do të flasë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Tema e samitit është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, ndërsa diskutimet do të përqendrohen në tri tryeza të rrumbullakëta që do të trajtojnë çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimit të të rinjve, përballë sfidave si lufta në Ukrainë, mbrojtja evropiane dhe transformimi teknologjik.
“Për të gjithë vendin tim dhe popullin shqiptar që t’ju mirëpres në këtë vend dhe në këtë shtëpi të ndërtuar enkas për komunitetin politik evropian ku nuk jeni të rrethuar nga makthet e Evropës, por nga imagjinata e fëmijëve shqiptarë për Evropën.
Jo ishte zgjedhje e qartë për ne se ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës, ëndërrojnë për të ardhmen. Keni ardhur në një moment domethënës kur kemi mësuar ta shohim të shkuarën përmes syve të së ardhmes.
Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë, jo si listë politikash, por përkatësi, dhe si fat i bashkëndarë. Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar në Evropë, identitet, përkatësi dhe që fitoi më shumë se 52% të votave.
Në fakt kemi ardhur në një moment shumë domethënës në këtë vend, ku je i mësuar të shohim Shqipërinë në sytë e së ardhmes, e jo më të ta shohim të ardhëm me sytë e së shkuarës.
Në fakt mbërritje juaj vijon një fushatë zgjedhore, ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë dhe jo si një çështje që krijon ndasi, por si një deklaratë e përbashkët dhe pretendimi të, jo si një nismë politikash, por si një pretendim i thellë për përkatësi, jo si një grup e grumbull detyrash shtëpie, por si një fat i bashkëndarë.
Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendrua tek këto fjalë, Europë, identitet, përkatës. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave", u shpreh kryeministri Edi Rama.

Mllefi i "lexhendës" kundër Shqipërisë!
ide

Raporti ende i papublikur i PE, i cili i rrëzon të gjithë


Zgjedhjet në Shqipëri: Rama ja heq Lenës, Berisha ja vë Prenës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128