
Kryemadhi ngre sërish dronin mbi landfillin e Sharrës: Këtë groposje primitive e kemi paguar dje 29€/ton

Monika Kryemadhi nuk ndal denoncimet për dosjen e incineratorëve. Ajo ka publikuar pamjet me dron të filmuara një ditë më parë në landfillin e Sharrës.
Kryemadhi thotë se për një groposje primitive të mbetjeve kemi paguar dje 29 euro për ton.
Kryemadhi: Ja, o popull, shikoni se si u trajtuan mbetjet urbane dje në Sharrë. Për këtë shërbim groposje primitive kemi paguar dje 29€/ton. Paratë i ka kaluar bashkia e Erion Veliaj. Dhe vazhdojmë paguajmë edhe sot. Ky dron është ngritur dje, 75 ditë nga xhirimet e para, që unë kam publikuar. Duket qartë se nuk kryhen shërbimet kontraktuale të koncesionit, por qeveria nuk ndalon pagesat. Shkelësit e ligjit janë kapur me fakte, ndërsa drejtësia thotë se kemi frikë arbitrazhin, duke lejuar vazhdimin e vjedhjes në të cilën Erioni ka futur qytetarët e gjithë vendit. Institucionet e shtetit nuk e kanë parë të arsyeshme këto dy muaj e gjysmë që të ndalojë vjedhja e parave publike. Pamje që e bëjnë më aktuale se kurrë shprehjen, se shqiptarët nuk janë të varfër, thjesht të vjedhur!
ide


Si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër

Trimat mediatik ndaj Lul Bashës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128