Kryeministri Edi Rama në Romë për mbledhjen e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali, zbardhet agjenda
12 November 2025, 18:37 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në takimin e parë G2G me Italinë (Government to Government), një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.
Sipas kryeministrisë, takimi mbahet në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve, përmes projekteve të përbashkëta, në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja, infrastruktura, etj.
Ditën e enjte, Kryeministri Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit që e shoqëron, do të marrë pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.
Në agjendën e ditës së enjte është parashikuar edhe shkëmbimi i Marrëveshjeve Dypalëshe dhe Memorandumeve të Mirëkuptimit.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

