Deputetët rikthehen në Kuvend, kryetarja Spiropali firmos vendimin
22 Maj 2025, 14:33 / POLITIKË

Pas një ndërprerjeje dy mujore, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja.
Ndërkohë, mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
