
Mandati i Olta Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese zbardh të arsyetuar vendimin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e arresyetuar për mandatin e Olta Xhaçkës, ku më 10 korrik u rrëzua vendimi i Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata konstaton se në thelb të kërkesës është vënë në diskutim fuqia detyruese e vendimit të Gjykatës që ka përcaktuar detyrimin e Kuvendit për të iniciuar një proces kushtetues të kontrollit të papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, çka ka qenë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, edhe shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes kushtetuese mes palëve, për rrjedhojë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/5-ta e deputetëve, ka sjellë edhe nevojën për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese.
V E N D O S I:
Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.
Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3 Gjyqtarja Elsa Toska mbajti qëndrimin se kërkuesi jo më pak se 1/5-ta e deputetëve nuk legjitimohet ratione personae as si subjekt në konflikt në mosmarrëveshjen e kompetencës, as për inicimin e gjykimit kushtetues me objekt papajtueshmërinë e ushtrimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, qëndrim ky në të njëjtën linjë me qëndrimin në pakicë në vendimin nr. 2, datë 23.01.2023 të Gjykatës. Për rrjedhojë, subjekti kushtetues jo më pak se 1/5-ta e deputetëve nuk legjitimohet as për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese objekt kundërshtimi.
Vendim i Gjykatës Kushtetuese
Kërkues: jo më pak se 1/10-ta dhe jo më pak se 1/5-ta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Faqe 27
Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të
mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128