Mbështetësja e flaktë e Berishës, denoncon manipulimin e primareve: U bë barcaletë, një standard i dështuar

15 Mars 2025, 23:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbështetësja e flaktë e Berishës, denoncon manipulimin e

Një nga mbështetëset e Berishës gjatë procesit të Rithemelimit, Mimoza Rexhvelaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si u zhvilluan dhe u manipulua procesi i primareve brenda Partisë Demokratike. Në një postim të saj në rrjetet sociale, ajo shprehet se, ndonëse besoi se primaret do të sillnin një standard të ri demokratik, procesi përfundoi i shkatërruar dhe i deformuar, duke humbur çdo vlerë që pretendonte të kishte.

Sipas saj, shifrat e votave janë fryrë në mënyrë qesharake dhe në fund, lista përfundimtare nuk përfaqëson fituesit realë të garës, por individë që nuk kanë marrë mbështetjen e demokratëve. Rexhvelaj vë në dukje rastin e Aurel Markajt, ish-kryetar i komisionit të primareve në Malësinë e Madhe, i cili, pa garuar, përfundoi në listën për deputetë të Shkodrës.

Mos është ky shpërblimi për mbushjen e kutive në Malësi apo thjesht rastësi?!”, pyet ajo, duke hedhur dyshime mbi ndershmërinë e procesit dhe duke akuzuar për manipulime të hapura.

Rexhvelaj e mbyll reagimin e saj duke ironizuar situatën, duke e quajtur procesin e primareve një farsë të kthyer në barcaletë dhe duke sfiduar drejtuesit e Rithemelimit të japin shpjegime publike mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Reagimi i saj në Facebook:

Shkëlqimi dhe shëmbja e Procesit të Primareve!
U fol shumë për një standard të ri që Partia Demokratike vendosi për garën e primareve.
Realisht si demokrate dhe dashamirëse e garave demokratike, shumë njerëz si unë, e besuam dhe garuam me bindje se vertetë do të vendosej një standard i ri.
Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.
Procesi u deformua, shifrat u frynë sa u bëmë qesharak për publikun e gjërë.
Ajo që bije në sy është mosrreshtimi i njerëzve që fituan primaret dhe rreshtimi i atyre që kanë 20 vota, ose më pak.
Qeshia mbi tortën e primareve është lajmi i fundit ku rezulton kandidat në listën e Shkodrës Aurel Markaj kryetari i komisionit të primareve në Malësinë e Madhe.
Nuk kam asgjë personale me Aurelin, por mëqënse ka pas ëndërr dhe aspirata për Deputet pse nuk garoj si ne?
Pse nuk ndoqi procedurën e rregullt të kandidatëve të tjerë?
Pse bëri kryetarin e komisionit në Primare dhe sot ai rezulton në listë?
Dua të di publikisht mbi çfarë kriteresh dhe mbi cilën pikë të statutit e keni mbështetur në këtë rast ?
Dhe sa demokratike është kjo?
Se këto 48 orët e fundit jemi bërë barcaletë në Malësi
Mos është ky shpërblimi për mbushjen e kutisë në Malësi apo thjesht rastësi?!
Hajde, “Suksese në jetë!”

Mbështetësja e flaktë e Berishës, denoncon manipulimin e