Mbledhja informale e qeverisë, çfarë po diskutohet në ditën e dytë! Nga programi për 11 majin te emrat për kandidatët për deputetë

8 Mars 2025, 17:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbledhja informale e qeverisë, çfarë po diskutohet në
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë është duke u zhvilluar mbledhja informale e qeverisë, e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Në ditën e dytë të mbledhjes, mësohet se po diskutohen strategjitë dhe programi elektoral për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas gazetarit Ergys Gjençaj, fokus i diskutimeve mbetet hartimi i një platforme që synon sigurimin e mandatit të katërt radhazi për PS-në, me projekte zhvillimore dhe objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda dekadës.

Gjithashtu, drejtuesit politikë të qarqeve kanë dorëzuar emrat e propozuar për listat e deputetëve.

Raportohet se këto emra do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme të kryesisë së PS, që pritet të mbahet përpara afatit të 12 marsit.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128