Kategoria e Parë/ Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me kreun, fiton edhe Kukësi

9 Mars 2025, 18:09 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria e Parë/ Ngec Vora kryesuese, Flamurtari dhe Besa afrohen me

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi të dielën e 9 marsit gjashtë ndeshjet e raundit të 27-të.

Vora kryesuese ngeci në barazim 1-1 në shtëpi, teksa afrohen Flamurtari dhe Besa që siguruan tri pikë.

Erzeni vijon të mbetet në fund.

Në stadiumin e Vorës, vendasit e Bellait u surprizuan nga Apolonia dhe barazuan 1-1.

Për vorakët shënoi i përhershmi Ruzgis pas tetë minutave lojë, ndërsa në ekstremin e sfidës barazoi Trifoni.

Tri pikë me vlerë për Flamurtarin, që në Vlorë mposhti 2-1 Kastriotin me përmbysje.

Krutanët shënuan me Hoxhën pas tre minutave lojë, ndërsa në pjesën e dytë dhe konkretisht në minutat 77 dhe 90 Shkurtaj dhe Pjeshka i dhanë djemve të Agostinelit tri pikë me shumë peshë.

Më herët Besa likuidoi 3-0 Lushnjën, ndërsa sukses shënoi edhe Kukësi që i dha tri pikë në debutim trajnerit Fatjon Tafaj.

Fitojnë edhe Burreli e Korabi.

Pas 27 ndeshjeve renditja kryesohet nga Vora me 67 pikë, ndjekur nga Flamurtari me dy më pak. Në pozitën e tretë Besa me 58 pikë. Në fund Valbona dhe Erzeni.

Kategoria e Parë, raundi 27-të:

E diel, 9 mars 2025

13:00 Besa 3-0 Lushnja

13:30

Burreli1-0 Pogradeci

Erzeni 0-3 Kukësi

Flamurtari 2-1 Kastrioti

Valbona 1-2 Korabi

Vora 1-1 Apolonia