VIDEO/ “Meraku i shokëve tek 313-ta”, Basha i përgjigjet Ramës: S’po flasë për vizat në tavolinë! Siç i hoqëm ato me BE, do heqim ato me SHBA

17 Mars 2025, 20:41 / POLITIKË ALFA PRESS

VIDEO/ “Meraku i shokëve tek 313-ta”, Basha i përgjigjet

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish deklaratave të Edi Ramës.

Me ironi Basha i kërkon kryeministrit që të mos flasë për gjëra që nuk i merr vesh, si në rastin e heqjes së vizave me BE. “Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse “Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian”. Ja pra që i hoqëm” – shprehet Basha.

Ai më tej thotë se siç u hoqën vizat me BE, ashtu do t’i heq edhe me SHBA-të, ndërsa kërkon përgjigje nga kryeministri se çfarë e tremb që nuk kandidoi në listën e hapur.

Reagimi i Bashës

Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse “Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian”. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Ram?



 

 

 

Po ndodh...