
Merita Bakiu ndan fotot nga protesta në aksin Thumanë-Kashar: Me muaj të tërë kërkesat e qytetarëve nuk janë dëgjuar

Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu ka qenë në mbëshetje të protestës së radhës të banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës. Bakiu shprehet se me muaj të tërë kërkesat e qytetarëve nuk janë dëgjuar, sepse prioritet kjo qeveri ka korrupsionin dhe jo qytetarët.
Ajo më tej shprehet se i është drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse për zgjidhjen e kësaj çështje, por nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet e shtetit.
Postimi i plotë i Merita Bakiut:
NË PROTESTË
Në mbështetje të shqetësimit të banorëve dhe për tē fituar të drejtën e mohuar.
Me muaj të tërë zëri ynë nuk është dëgjuar, sepse prioritet kjo qeveri ka korrupsionin dhe jo qytetarët.
I jam drejtuar të gjitha institucioneve përkatëse për zgjidhjen e kësaj çështje.
Asnjë reagim nga institucionet.
Kostot e jetesës po bëhen më të shtrenjta , biznese tē falimentuara, familje më të varfra për shkak të izolimit nga rruga Thumanë- Kashar
Kruja meriton vëmëndje e jo përkëmbje.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128