
"Merreni me brekët e Ajolës..."/ Plas sherri në emision! Bushati: Nuk preket pushteti! Lala: Brekë 250 euro, çelësat në det...

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për çështjen Veliaj, ku ka patur një debat të fortë mes të ftuarve.
Andi Bushati: SPAK nuk prek nivelin e pushtetit prandaj merret me brekët e Ajolës, nuk merret me vëllain e Veliajt që ka korruptuar gjysmat e mediave të Shqipërisë. Nuk janë rastësi brekët dhe sutjenat e Ajolës.
Pano Soko: Jo për brekët e Ajolës është ajo vetë në ndjekje. Ti Bushati pse e sjell këtë 860 mijë euro? Për atë është zonja Xoxa. Pse nuk e mban regjistrin te tenderat dhe lejet? Rama bëri gjithë luftën që ne të na mbetet në mendje 860 mjë euro, por nuk e dinë se ka 5 ndërtues që kanë dhënë korrupsion 9 herë, as ti nuk e flet këtë, si Rama edhe ti, ndërkohë më hedh 860 mijë euro. Është Xoxa për ato. Unë dua të flas për kryetarin e bashkisë.
Andi Bushati: Mu dha rasti të bëj zëdhënësin e Ramës dhe po them se ti spekulon. Shifrën 860 mijë e hodhi SPAK, tha kemi zbuluar 800 e ca mijë euro brekë dhe fustane të Ajolës. Pra, se çfarë bën SPAK-u e di SPAK, por këtë nuk e ka bërë Edi Rama.
Pano Soko: Atë zgjedh ti dhe Edi Rama për të marrë.
Pano Soko: Ka 9 vepra penale për korrupsion aty. Ato të Ajolës jepja Ajolës.
Andi Bushati: Lexo komunikatën paraprake.
Ola Xama: Pra mua më ndahet puna do bësh këtë kronikë dhe më kërkohet llogari pse nuk merresh me inceneratorin kur më kanë dhënë çështje tjetër? Ti i kërkon llogari prokurorit të çështjes pse nuk ka hetuar inceneratorin, kur atë e ka tjetër prokuror?
Klodiana Lala: Nëse ajo shumë është e vërtetë dhe ka shpenzuar për mallra luksi 860 milionë lek, Veliajt duhet t'ja hedhim çelsat në det. Është copëtuar trupi i Ardit Gjiklajt duke mbledhur plehra, dhe Bushati e quan normalitet, që Ajola Xoxa të mbajë brekë 260 euro kur Ardit Gjoklaj paguhej 250 mijë lek. Ti lëmë përrallat me brekë se jam shumë e indinjuar. Të diskutojmë në një vend ku nuk ka bukë. Për Ardit Gjoklaj mbyllën gojën dhe të themi ne... nuk më duket fare normale. Nuk dua as incinerator apo 5D, por të rrijë aty në burg edhe për fustanet e gruas.
-
Livia shkruan letër dashurie për Mevlanin: Kurrë nuk u ngopa…
13 Shkurt, 22:49 -
-
-
-
Xhaka i bindur: Do ta mundim Bayernin dhe do të rihapim kampionatin
13 Shkurt, 22:29

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128