Meta uron 8 marsin nga qelia: Asnjë fjalë nuk mund të shprehë mirënjohjen për sakrificat tuaja për familjen

8 Mars 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Meta uron 8 marsin nga qelia: Asnjë fjalë nuk mund të

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilri Meta ka uruar nga qelia të gjithë gratë me rastin e 8 Marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të grave për familjen, aq më tepër në një kohë që familja sot është në rrezik.

Postimi i plotë:

Një urim nga zemra për të gjitha vajzat, gratë dhe nënat shqiptare: GËZUAR 8 MARSIN!
Asnjë fjalë nuk arrin dot të shprehë të gjithë mirënjohjen për sakrificat e panumërta të tyre për familjen, të cilën ato e mbrojnë duke lartësuar vlerat e saj themelore, të rrezikuara sot më shumë se kurrë më parë nga axhendat antikombëtare sorosiste të “Prindit 1 – Prindi 2” dhe shpopullimit dramatik të Shqipërisë.
Fuqizimi ekonomik dhe shoqëror i gruas shqiptare është prioritet madhor i Partisë së Lirisë, që do ta bëjë Shqipërinë shumë më të zhvilluar, më njerëzore, më të drejtë dhe më të lumtur.
Më 11 Maj, nëpërmjet “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” jam i bindur se zëri juaj do të dëgjohet më fort se kurrë për të mirën e familjes dhe të të gjithë shoqërisë tonë!

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128