Lajme flash

“Moment historik për Shqipërinë drejt Europës”, Rama në Milano: Nuk mund ta humbasim për mustaqet e Kujtim Gjuzit, as për hallin personal të bufit

13 Prill 2025, 16:09 / POLITIKË ALFA PRESS

“Moment historik për Shqipërinë drejt Europës”,

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në Milano gjatë takimit me diasporën për zgjedhjet e 11 majit.

Rama: Përpara kemi vetëm një datë 11 majin. Dhe pastaj kemi vetëm një mandat 4 vjet. 4 vjet për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën. Sot është dita e shqiptarëve. Shqiptarët sot janë më mirë se ç’kanë qenë kurrë më parë në historinë e tyre në aspektin e pozicionit dhe figurës ndërkombëtarisht. Sot është dita e shqiptarëve dhe ky është muaji i ndarë mes prillit dhe majit dhe kjo është dekada e fatit europian të Shqipërisë që kur dolëm nga ferri komunist.

Tani, situata e përgjithshme edhe këtu në Itali është e turbullt. Gjëmimet e luftës dhe rrëmuja e përgjithshme paralajmërojnë kohë të vështira. Tani nuk mund ta humbasim këtë shans. Nuk mund ta humbasim as për mustaqet e Kujtim e Gjuzit. As për hallin personal të bufit të Kënetës që fshihet nën mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sot është dita ku çdo shqiptar dhe që do tu lërë fëmijëve të vet diçka të madhe, diçka që ju mungon, është mundësia për ta bërë realitet.

 

 

Po ndodh...