
“Ne dorëzuam te drejtësia “shpatën” e ndëshkimit”, Rama: Më 11 maj do arrijmë fitoren me notën 10


Kryesocialisti tha se PS dorëzoi të drejtësia ‘shpatën’ e ndëshkimit.
Sakaq u ndal te zgjedhjet e përgjithshme, ku tha se më 11 maj do të arrijmë fitoren me notën 10.
“Ne ‘shpatën’ e ndëshkimit ia dorëzuam drejtësisë. Nuk varet se del një buf kënete dhe thotë do shkrijë SPAK-u, apo se dalin speciet bashkë dhe premtojnë se do ta kthejnë pas reformën në drejtësi. Do të thotë të kthejë pas Shqipërinë. Burrat japin kontributin e tyre. Larg qoftë. Burrat ju duhen, por ju bëni ekuilibrin, ju mbani llogaritë. BE është familje edhe që ka dy kategori, të kontribuuesve që japin nga xhepi i tyre për BE. Dhe kategoria e përfituesve. Ata si ne, që marrin nga këto kontribute. Në momentin që ne hyjmë ne BE, do kemi një buxhet tjetër, buxheti i vendit përfitues. Këtë do e kemi sapo të bëhemi anëtarë të BE, ndaj na duhet tani.
Parapërfytyroni ti vini këto në diskutim me mustaqet e Kujtim Gjuzit. Mustaqet e tij janë gjëja më madhështore. E fundit që kam është fjala e një gruaje shumë të madhe. ‘Nëse do të bësh muhabet, bëje me burra. Nëse do të mbarosh punë, shko me gra’. Ajo ishte një grua e madhe. Nuk mori asnjë grua në qeveri.
Unë kam shumë besim dhe pres shumë nga ju që më 11 maj të arrijmë fitoren e 10 radhazi, me notën 10. Jini krenare për çfarë kemi bërë. Jini krenare sa shumë keni arritur”, tha Rama.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128