
Në grupin e Bardhit nis diskutimi se kush do zëvendësojë Berishën, ja çfarë thotë Tabaku!

Prej ditësh në rrethet mediatike dhe ato politike, po përflitet se në grupin Bardhi, po diskutohet për një emër zëvendësues të Sali Berishës si kryetar i Rithemelimit. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa në News 24, u pyet nëse pikërisht Gazment Bardhi, mund të jetë pasardhës i Sali Berishës në krye të PD së Rithemelimit.
“Ne jemi në kohën që nuk mund të vazhdojmë me përjashtime, me anulime, me largime. Nuk e kemi luksin të përsërisim të njëjtën retorikë. Unë kam një konflikt interesi se Bardhin e kam edhe mik. Është një politikan me integritet. Ka dhënë shumë kontribute në Partinë Demokratike.
Jemi miq! Kemi luksin që me njëri-tjetrin të biem dakord edhe të mos biem dakord. Shumëkush nuk e di që shumë gjëra që janë prodhuar në PD, i ka prodhuar Bardhi. Ka qenë në prapaskenë, ka qenë modest, tani është në krye. Kam edhe luksin t’i them nëse diçka nuk shkon.'' është shprehur Jorida.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128