Nesër kërkesa e SPAK për imunitetin. Kushtetuesja ngec me “Ballukun”, trupa kërkon më shumë kohë

27 Janar 2026, 13:52 / POLITIKË ALFA PRESS
Nesër kërkesa e SPAK për imunitetin. Kushtetuesja ngec me

Trupa e Gjykatës Kushtetuese vendosi të marrë më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen "Balluku".

Dy orë mbledhje në dhomë këshillimi nuk mjaftuan për të prodhuar një vendim përfundimtar, duke bërë që kjo padi të rishqyrtohet nga trupa në një ditë tjetër.

Qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pritej me interes, pasi vendimmarrja e saj do të ndikojë edhe në vendimin e Këshillit të Mandateve, i cili të mërkurën ka parashikuar mbledhjen e radhës për shqyrtimin e një kërkese tjetër të SPAK-ut: autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kjo pasi mazhoranca e shtyu mbledhjen e Këshillit të Mandateve deri në një vendimmarrje nga Gjykata Kushtetuese.

Po ndodh...

ide