Nis seanca! Deputetët e PD tentojnë të hyjnë me forcë në sallë, përplasen me Gardën

31 Tetor 2024, 10:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Nis seanca! Deputetët e PD tentojnë të hyjnë me forcë

Deputetët e PD tentojnë të hyjnë në Kuvend, përplasen me Gardën.

Të pranishëm ishin Flamur Noka, Saimir Korreshi, Luan Baçi.

Seanca plenare ka nisur në orë 10:00 nën drejtimin e kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Pas leximit të rendit të ditës, seanca i nisi punimet me betimin  dy deputetëve të rinj, demokratit Andrea Mano i cili zë vendin e Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burg prej rreth një muaji.

Ndërsa në vendin e socialistit Jurgis Çyrbja u ul deputeti Ervin Meka.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenarë të datës 28 tetor 2024, do të diskutohet projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”.

Në rend dite është parashikuar diskutimi për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë” si dhe projektligji për një ndryshim në ligjin, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.

Po ndodh...