
Oriola Pampuri uron 8 Marsin me një mesazh të veçantë

Kandidatja për deputete e Demokratëve Euroatlantikë, Oriola Pampuri, ka uruar 8 marsin grave me nje mesazh të veçantë.
Pampuri shprehet se duke mbështetur njëra-tjetrën, gratë janë më të forta për t’i siguruar brezave të ardhshëm një të ardhme më të sigurt.
Mesazhi i plotë i Oriola Pampurit:
Ne të gjitha bashkë kemi fuqinë për të ndryshuar të ardhmen, për ta bërë botën më të bukur dhe më të paqtë. Asgjë nuk e ndalon një grua që ka besim në vetvete. Me vendosmërinë e saj ajo mund të ndryshojë botën. Gruaja është burimi i jetës, simboli i dashurisë dhe forca që mban botën në ekuilibër. Duke mbështetur njëra-tjetrën, jemi më të forta për t’i siguruar brezave të ardhshëm një të ardhme më të sigurt. Për të gjitha ju gra dhe vajza, Gëzuar 8 Marsin!

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128