PD voton sot për kryetarët e 14 degëve

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se ditën e sotme zhvillohen zgjedhje për kryetar të PD në 14 degë.
Në Urë Vajgurore kandidojnë Bujar Karafil Dhëmbo dhe Thoma Todi Rumnici.
Në Poliçan, përballen Behar Veli Xhaferaj dhe Mirela Dilaver Zylyftari.
Në Mat garojnë Besnik Riza Muharremi, Denisa Nazmi Vata dhe Xhezmi Iliaz Dika.
Në Durrës përballen Ardian Mihal Muka, Igli Latif Cara dhe Osman Stafa.
Në Gramsh garojnë Ahmet Rahman Zani, Armir Gani Xhangolli, Artur Kalem Rrodhe, Gëzim Rapush Toçila dhe Kodhel Tefik Cala.
Në Lushnjë përballen Eduard Sharka, Klement Cela dhe Kujtim Gina.
Në Kolognjë garojnë Esmeraldo Xhevdet Kasolli dhe Viktor Avni Duro.
Në Kurbin përballen Gjergj Pal Oroshi, Islam Ibrahim Ismaili, Isuf Sulejman Xhaferraj dhe Vladimir Zef Korriku.
Në Fushë Arrëz garojnë . Hil Ndue Kola dhe Klement Ndoc Perndokaj.
Në Pukë konkurrojnë Demir Qamil Hyseni dhe Ndue Zef Suma.
Në degën Tirana 2 përballen Dritan Agim Gazidedja, Irma Profi Marku dhe Ylber Ramiz Gjeta.
Në Tirana 4 garojnë Mark Zef Uka dhe Astrit Myslim Kasa dhe në Tirana 15, Abigela Bashkim Driza dhe Florind Xhevdet Mansaku.
Në Rrogozhinë konkurrojnë Ilir Sabri Kasa dhe Isa Besnik Halili.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.
-
Çfarë duhet të dini për rundin e dytë të zgjedhjeve në Francë?
23 Prill, 09:10 -
Shpërthim tritoli në Durrës, nuk ka të lënduar
23 Prill, 08:50
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


