"Plani 20 vjeçarë"/ Ylli Manjani tallet rëndshëm me ish-shefin e tij Ilir Metën: Edhe Enveri...
Dikur ministër dhe një nga krerët më të lartë të LSI së Ilir Metës, Ylli Manjani, i cili sot ushtron avokatin dhe analistin në medie, duket se i ka "prishur" përfundimisht marrëdhëniet me ish-shefin e tij.
Nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB, ai është tallur rëndshëm me deklaratat e kryetarit të PL Meta në mbledhjen e fundit me udhëheqjen e partisë ku shpalosi një "Plan 20 vjeçarë".
Manjani shkruan se edhe Enver Hoxha i bënte planet 5- vjeçare. Gjithashtu ai ironizon edhe detaje të tjera nga plani gjigant i Metës për partinë dhe Shqipërinë.
Shënimi i plotë i Manjanit
Më pëlqeu shumë ky programi 20 vjeçar i PL. Edhe Enveri i bënte 5 vjeçare planet, po nejse, temë tjetër ajo...
Me pak fjalë, PL propozon që në 20 vitet e ardhshme shqiptarët duhet të çiftëzohen më shumë dhe të pjellin akoma më shumë.
Pastaj kur të vijë puna për rritjen, përkujdeshen, shkolllimin e shërbimet e tjera, që i duan ato kalamaj, merrni malet o njerëz. Kujdes, fillojeni nga kodrat...
Ndërkohë, kalamajt që pillni i lëshoni të kullosin nëpër botë...
Bukur. Shumë, shumë bukur.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128