Plas te PD/ Maliqi kërkon dorëqjen e Bozdos: Pësoi dështimin e dytë, të marrë shembull nga Bujar Leskaj dhe të hapë rrugën

10 Nëntor 2025, 12:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Plas te PD/ Maliqi kërkon dorëqjen e Bozdos: Pësoi dështimin

Humbja e opozitës në zgjedhjet e pjesshme dhe rezultati i marrë në Berat, më i dobëti në të pesta bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje, ka bërë që përfaqësuesit e opozitës në këtë qark të kërkojnë dorëheqjen e drejtuesit politik.

Partia Demokratike ka caktuar Eno Bozdon në Berat dhe sipas Lefter Maliqit, humbja e djeshme ka qenë dështimi i dytë në radhë i tij si drejtues, ndaj ai duhet të largohet për t'i hapur rrugë riorganizimit.

"Qarku Berat “Këmbanë Alarmi” për opozitën dhe dështim pjesëmarrja për Rilindjen. Nga 116 kuti votimi, krenar që ne lagjen ku kalova fëmijërinë, kandidati i pavarur doli i pari me 9 vota plus si qendra e vetme e votimit fituese dhe ish Komuna Otllak më e mira falë Lapardhasë, Virjonit e Qereshnikut", shkruan Lefter Maliqi.

Në Berat, opozita nuk nxori kandidat dhe mbëhstetit inxhinierin Pavlo Shkarpa si i pavarur. Mirëpo, rezultati i dobët ka bërë që Lefter Maliqi të kërkojë nga Eno Bozdo që të japë dorëheqjen, ashtu siç bëri Bujar Leskaj në Vlorë.

Sipas të dhënave përfundimtare nga KQZ, kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca ka fituar me 13.050 vota, respektivisht 83.35%, ndërsa kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa ka marrë vetëm 2.607 vota.

"Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale pesoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë.

Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhëshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat", vijon Lefter Maliqi.

 

Po ndodh...

ide