“Po i del nga hundët padrejtësia ndaj familjeve shqiptare”, Basha: Rama në klubin anti-SPAK, ora e drejtësisë po afron!
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për arrestimin e Erion Veliajt.
Në një reagim në facebook, Basha ka postuar vidon ku Rama shfaqet i nervozuar dhe shkruan se del me zë dhe figurë në klubin anti-SPAK.
Basha më tej shkruan se arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Postimi i plotë i Bashës:
Edi Rama edhe me zë e figurë në klubin anti-SPAK.
Arrestimi i Veliajt dhe bllokimi i aferave korruptive të Ramës nxjerrin hapur ankthin dhe projektin e tij për të kontrolluar SPAK.
Sa më afër ora e llogaridhënies, aq më e shfrenuar gjuha dhe sjellja e kryeministrit me rekordet më të zeza të korrupsionit, sepse po i del nga hundët padrejtësia që ka bërë kundër familjeve shqiptare.
Ora e drejtësisë po afron.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

