"Primaret e Berishës"/ Ish-kryeministri: Kryetarët e degëve nuk bëhen pjesë nëse s’japin dorëheqjen!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se e kanë gati rregulloren e primareve, ndërsa thotë se shumë shpejt do të nisë procesi.
“Rregullorja është bërë gati, ka tre variante: një variant që të jenë degët, një variant që të jenë qarqet dhe një variant që të jenë kombëtare, listë kombëtare.
Secili variant ka argumente dhe pluset e veta, por lista kombëtare ka një problem se aplikohet në një sistem ku sistemi është rajonal dhe jo kombëtar. Por unë nuk marrë përsipër të anësoj nga asnjë variant, veçse do të diskutohen variantet dhe do vendoset ai më i arsyeshmi. Rregullorja është përfunduar.
Në pamje të parë, lista kombëtar është kombëtare, por derisa sistemi është rajonal je i detyruar të respektosh sistemin rajonal”, u shpreh Sali Berisha.
Sali Berisha u shpreh se asnjë kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk mund të bëhet pjesë e procesit të primareve.
“Mesa di unë kanë dhënë dorëheqjen 5 kryetarë dege, por kjo nuk është shifër përfundimtare. Kjo përbën një detyrim statutor, në mënyrë që dega e PD dhe votimi të gjitha të jenë ekuidistante me të gjithë kandidatët. Jo, një kryetar dege që nuk jep dorëheqjen nuk hyn në primare. Kjo është e prerë është në statut”, tha Berisha.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

