Propozimi i Leskajt brenda mbledhjes: Bardhi të bëhet nënkryetar i rithemelimit pa votim

12 Shkurt 2024, 19:41 / POLITIKË ALFA PRESS

Propozimi i Leskajt brenda mbledhjes: Bardhi të bëhet nënkryetar
Deputeti Bujar Leskaj ka propozuar gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të rithemelimit të zhvilluar pasditen e sotme, se Gazment Bardhi duhet të bëhet automatikisht dhe pa votim nënkryetar i rithemelimit.

Kryefjala jonë është protesta e 20 shkurtit. Si një ditë mjaft e rëndësishme ku ne duhet të reagojmë fort përballë këtij pushteti të korruptuar.

Kjo ditë e sotme të bën opotimist dhe është shkalla e parë për të projektuar fitoren e 2025-ës. Deputetët e bashkuar tashmë edhe në parti, do të jenë motorri i PD-së drejt zgjedhjeve dhe fitores.

Duhet të kemi kthjelltësi mendimi publik, shpejtësi në aksionin tonë opozitar dhe strategji të qartë.

Pas dates 22 shkurt, duhet të ulemi seriozisht dhe të analizojmë aksionin opozitar. A duhet të vazhdojmë me kështu? Çfarë kemi fituar dhe çfarë kemi humbur? Na duhet një program i qartë i partisë, t’ua preznatojme qytetarëve.

Sa i përket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të koptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në KK me kandidatura alternative nga vetë ata.

Ndërsa Gazment Bardhi, te marre postin e nënkryetar te partise, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe te statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, u shpreh Leskaj.

 

Po ndodh...