“Bashkimi të mos jetë tinëzar”/ Paloka i përgjigjet Murrizit: Të gjithë kemi mëkatet tonë në politikë, por…
Myslim Murrizi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, është treguar skeptik, duke thënë se bashkimi duhet të ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë dhe se nuk duhet të jetë tinëzar.
Gazetari i News24 Osman Stafa zbulon se ai gjithashtu kërkoi dhe një plan sesi do të hyjnë në zgjedhje në mënyrë ligjore nëse nuk marrin vulën, teksa vuri në dukje se Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 2025.
“PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të 1997. Heshtja na ka penguar. Po me 21 shkurt çfarë do bëjmë? Pse u venitëm pas 7 korrikut? Jo i kryer misioni ynë .
Këto 2 vite u duk qartë e vërteta. Bashkimi ndodh duke u shkrirë dhe duke shkuar në bazë.
Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nis fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar.
Me 20 ok është protesta, por me 21 çdo bëjmë?! A do hartojmë programin??
Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet te gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë ne zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lëpirje, jo duartrokitje duhet strategji e jona.
Ne jemi shume pas revoltës qytetare. Duhet te jemi te besueshëm për qytetaret pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shume të rënda për njeri tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë jo bashkim tinëzarësh”, tha Murrizi.
Deputeti Edi Paloka i është përgjigjur duke i thënë se deputetët do të jenë në bazë, ndërsa shtoi se të gjithë kanë mëkatet e tyre në politikë, por duhet të ecin përpara për qëllimin madhor.
“Të gjithë deputetet pa përjashtim do jemi ne baze. Te gjithë kemi mëkatet tona ne politike, por na takon te ecim bashke për qëllimin madhor”, tha Paloka.
Ndërkohë Bujar Leskaj është shprehur se kryefjala për momentin është protesta, ndërsa tha se duhet dhe një mbledhje më e gjatë për të bërë një analizë.
Leskaj u shpreh ndër të tjera se duhet t’u thonë shqiptarëve idenë që kanë për Kodin Zgjedhor, teksa theksoi se nuk duhet të heqin dorë nga listat e hapira si dhe nga primaret.
“Kryefjale eshte protesta 20. Jam dakord te fokusohet puna per pjesemarrjen. Por na duhet mbledhje me e gjate per nje analize. Faktor te brenshem ndihmues jane fuqite dhe mundesite. Duhet te shohim faktorët pengues dhe dobësitë.
Te dime thelle ku kemi problemet. Jemi para zgjedhjeve dhe duhet te kemi strategji dhe program te qarte. Ne departamente behet pune sh e mire dhe ato duhen përcjell te qytetaret.
Duhet t’u themi shqiptarëve idenë qe kemi për kodin zgjedhor. Kemi problem mungesën e koalicioneve parazgjedhore. Ne nuk duhet te heqim dore nga listat e hapura si edhe nga primaret. Nese e bejme kalojmë ne dekurajim ne mase te madhe.
Ne statut fraksionet le te krijohen. Te kene perfaqesimin e tyre. Mbledhja e grupit shume e rendesishme shpreseplote per te ardhmen. Por mbi te gjitha rendesi puna edhe ne baze tek demokratet.
Duhet ta shohim njeri tjetrin me shume dashuri. Kemi objeksion te përbashkët. Duhet pare forme e re organizmi por me pare na duhet analiza”, tha Leskaj.
Paloka është përgjigjur duke thënë:”Pas 20 shkurtit do mblidhemi prape, do përcaktojmë bashke strategjinë tone me ne fokus fitoren e zgjedhjeve 2025″.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
A e shndërron pushteti delen në ujk, pulën në dhelpër e kalin në gomar?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128