PS merr 7 bashki në Qarkun e Gjirokastrës, Tërmet Peçi në Tepelenë 82%

Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 39 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Flamur Golemi udhëheq me 74.74 %, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 25.26 %.
Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.
Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.
Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 22 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS me 76.98 %, ndërsa rivali i saj Edmond Komino është më 23.02 %.
Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar procesi i numërimit. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.
Në Bashkinë Këlcyrës ka përfunduar numërimi. Kandidati i Partisë Socialiste Klement Ndoni ka fituar me 49.33 %, kundrejt kandidatit të BF-së Arjan Kasaj i cili ka marrë 47.32 %, ndërsa Adriatik Spahiu ka marrë 3.35 %.
Në Bashkinë Libohovës ka përfunduar procesi i numërimit dhe fitues është shpallur Leonard Hide i Partisë Socialiste me 52.64 %, ndërsa kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë Adil Xhelili ka marrë 47.36 %.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
