Qendrat e emigrantëve në Gjadër, ish-kryeministri italian: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali, Meloni ka humbur gati 1 miliardë euro

26 Mars 2025, 13:38 / POLITIKË ALFA PRESS

Qendrat e emigrantëve në Gjadër, ish-kryeministri italian:

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, gjatë vizitës së tij në qendrën e emigrantëve në Gjadër, ka paraqitur një propozim për kthimin e këtyre qendrave në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali, ndërsa nuk ka kursyer as akuzat ndaj qeverisë së Melonit.

Renzi tha se këto qendra të shndërrohen në burgje për të mundësuar që shqiptarët e dënuar në Itali të kenë mundësi t’i kalojnë dënimet pranë familjeve të tyre në Shqipëri

“Do ishte më e udhës që këtë qendra të shendoheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë”, tha ai.

Ai ka theksuar se, megjithëse Meloni pretendon se numri i emigrantëve ka rënë, numrat e trye në vitin 2023 kanë qenë më të larta se ato të vitit 2015.

Më tej, Renzi ka theksuar humbjen e madhe financiare që ka shkaktuar kjo situatë, ku tha se qeveria italiane ka humbur gati një miliardë euro, para që sipas tij, nuk janë të të majtëve apo të djathtëve, por të popullit italian dhe buxhetit të shtetit.

“Këto para nuk duhet të shpenzohen për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, por për klasën punëtore në Itali, për pensionet dhe për rritjen e pagave,” ka shtuar ai.

Ish-kryeministri italian tha se Shqipëria ka mundësi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, por një mesazh i tillë, siç e ka cilësuar ai, mund të dëmtojë procesin e integrimit të vendit në BE.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi: Do ishte më e udhës që këtë qendra të shendoheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë.

Me këtë qendër ka thënë se ne do bllokojmë emigrantët po numrat në 2023 ishin më të mëdha se në 2015. S’ka të bëjë me kahet politike, unë shoh numrat. Qeveria italiane humbi gati 1 milordë euro, këto nuk janë paratë e demokratëve të majtëve të djathtëve, por të italianeve, të buxhetit të shtetit.

Unë mendoj që këto para nuk duhet të jenë në qendra emigrantësh në Shqipëri, por për klasën punëtor në Itali, për pensionet, rritjen e pagave. Nuk është arsye politike pse jam këtu, por për të dhënë një mesazh, qe qeveria me propagandë po humbet para, paratë e italianeve dhe kjo është skandaloze. Zgjidhja e vetme është që kjo qendër në një marrëveshje me Shqipërinë, t’i jepet Shqipërisë dhe të mirëpresë të burgosurit shqiptarë sot në Itali.

Ua kam thënë edhe miqve italianë, që të vendosen këtu të burgosurit shqiptarë. E kemi artikuluar dhe ne mediat shqiptare dhe Itali, Meloni ka thënë “po, pse jo”. Me kaq para në Itali mund të bëhen qindra qendra të tilla, pse nuk u ndërtuan në Itali, cili ishte motive. Shqipëria do të hyjë në BE, por ky është një mesazh që e largon Shqipërinë nga BE.

 

Po ndodh...