Rama e dinte Malumen epitet ministri, kë talli nga 4 burrat në qeverinë e tij?

Në media dhe në rrjet ka pasur akuza të shumta për shumën e çmendur prej 600 mijë euro që ka paguar qeveria ( fakt që Rama e mohoi sot) dhe bashkia e Tiranës për të sjellë në Tiranë, këngëtarin e njohur latin Maluma.
Pikërisht këtyre akuzave kryeministri Edi Rama u është përgjigjur këtë të martë me ironi, duke thënë se as që e kishte idenë se kush ishte Maluma dhe fillimisht kishte menduar se bëhej fjalë për epitetin e një ministri.
‘Se mu qepën për Malumen mua, unë se dija kush ishte, unë thash do jetë epitet që ia kanë ngjitur ministrit. Burrë apo grua është, burrë, ndërkohë që koncerti i Malumas nëse mendohet se e kemi bërë ne, në atë koncert s’kemi dhënë ndonjë qindarkë’, tha kryeministri.
Duket qartë se Rama nuk ka bërë ironi vetëm me ata që e akuzojnë por edhe me një nga ministrat e tij. Tani pyetja është se cili nga ministrat e Ramës i plotëson kushtet për të qenë “Malume”, madje edhe ato të një “femre”?!
Nuk dihet ende se cilin ka dashur të silurojë Rama, por në qeverinë e tij ai vetëm 4 kandidatë për “Maluma” dhe ata janë Arben Ahmetaj, Bledar Çuçi, Ulsi Manja dhe Niko Peleshi./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
