Rama: Kush bën punë të pandershme pas shpinës sonë, të shkojë atje ku e ka vendin

26 Mars 2025, 11:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama: Kush bën punë të pandershme pas shpinës sonë,

Kryeministri Edi Rama deklaroi se shqiptarët duhet të jenë krenarë për përparimin e bërë në fushën e reformës në drejtësi.

Në fjalën e tij nga Shkodra ku ka prezantuar kandidatët e PS për 11 majin, ai ka pohuar se për herë të parë që nga 1912, pushteti politik ka dorëzuar “shpatën”, duke ia lënë në dorë drejtësisë.

Rama ka paralajmëruara edhe të vetët duke theksuar se kushdo që keqpërdor pushtetin e dhënë nga qytetarët, duhet ë shkojë “aty ku e ka vendin”.

Edi Rama: Na tregojnë ne me gisht për një punë të bërë nga drejtësia. Ne dorëzuam shpatën për herë të parë që nga 1912, pushteti politik nuk ka në dorë shpatën. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi, përtej të gjitha lajthitjeve çudirave e gabimeve, është një proces historik i domosdoshëm që do ta mbështesim deri në fund. Ata që nuk do të kenë kurrë gjë në dorë, SPAK-un e shohin si të vetmen shpresë, aleat për të bërë opozitë. Bufi thotë më 12 maj do ta shkrijmë. Jemi ne garantët për reformën në drejtësi dhe duhet të jemi shumë krenar për këtë gjë. Kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i  jep populli përse PS për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës sonë të shkojë atje ku e ka vendin.

 

Po ndodh...