Rama mbledh drejtuesit politik të PS, kërkon identifikimin e emigrantëve: Dua fitore të thellë se fusha është e hapur!

17 Shtator 2024, 15:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama mbledh drejtuesit politik të PS, kërkon identifikimin e

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë tek Pallati i Kongreseve në Tiranë.

Kreu i qeverisë ka kërkuar nga të zgjedhurit vendorë identifikimin e emigrantëve se në cilat shtete janë vendosur, si edhe vendosja e një koordinatori në çdo bashki që të merret specifikisht me këtë çështje.

Gjithashtu mësohet se në mbledhjen e kryeministrit me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët e majtë është kërkuar fushatë për regjistrimin e emigrantëve si dhe për t’u shpjeguar të gjitha çështjet që lidhen me votën e tyre, ndër to edhe që duhet të paguhet posta. Ai ka kërkuar fitore të thellë në zgjedhjet e 2025, duke thënë se "Fusha për PS është e hapur".

 

Po ndodh...